Ballina Rajoni Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me pemën, humb jetën në...

Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me pemën, humb jetën në Greqi i riu shqiptar

9
0

Një 25-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi.

Mjeti i drejtuar nga shqiptari ka dalë nga rruga -në rrethana të paspecifikuara deri më tani -dhe është përplasur me një pemë aty pranë, me pasojë vdekjen e të riut.

25-vjeçari është transportuar me autoambulancën në Spitalin Kassandreia, ku u konstatua vdekja e tij. Hetimet paraprake për shkaqet e sakta të aksidentit po kryhen nga policia.