Ballina Bota I nxehti ekstrem/ Ndërrojnë jetë më shumë se 150 persona në këtë...

I nxehti ekstrem/ Ndërrojnë jetë më shumë se 150 persona në këtë vend, nuk do ta besoni sa kanë shkuar temperaturat

5
0

Vala e të nxehtit në Meksikë ka marrë jetën e më shumë se 150 personave që nga muaji mars.

Të paktën 2567 njerëz kanë vuajtur nga sëmundjet e lidhura me nxehtësinë deri më tani këtë sezon të ngrohtë, i cili filloi në mes të marsit dhe do të vazhdojë deri në fillim të tetorit, tha sekretariati i shëndetësisë i këtij vendi amerikano-latin.

Një duzinë qytetesh meksikane thyen rekordet e të nxehtit në muajin maj, me një maksimum prej 34.7 gradë Celsius të regjistruar në Mexico City më 25 maj.

Në të njëjtën kohë, dhjetëra majmunë kanë ngordhur si pasojë e temperaturave të larta, raportojnë mediat e huaja.

Disa diga ranë gjithashtu në nivele kritike, megjithëse në disa rajone stuhia tropikale “Alberto” solli shira të mirëpritur këtë javë.