Ballina Europë Itali/ Ishulli Capri ndalon hyrjen e turistëve në territorin e saj, shkak...

Itali/ Ishulli Capri ndalon hyrjen e turistëve në territorin e saj, shkak dëmtimi i rrjetit ujësjellës

33
0

Nga mëngjesi i sotëm ishulli Capri nuk do të pranojë turistë për shkak të dëmtimit të  rrjetit ujësjellësit.

Ky urdhër është thënë nga kryebashkiaku, Paolo Falco, i cili argumenton se është e pamundur të garantohen shërbimet thelbësore, duke marrë parasysh faktin që numri i vizitorëve në ishull është shumë i lartë.

Kompania përgjegjësia e furnizimit të ishullit me ujë, “Gori”, ka deklaruar se po punohet intensivisht për zgjidhjen e problemit në sistem.

Sipas medias italiane La Repubblica, defekti në rrjetin ujësjellës që i shërben Gadishullit Sorrento dhe ishullit Capri, ndodhi të enjten më 20 qershor në Rrugën Shtetërore 145, në komunën Castellammare di Stabia.

Fillimisht defekti kryesor është rregulluar por më pas kanë lindur disa problematika të reja përgjatë sistemit të cilat ende çojnë në mungesë uji në komunat e gadishullit Sorrento dhe në të gjithë ishullin e Caprit.