Ballina Politika Ministrja Koçiu nga Spitali i Librazhdit: Nga korriku 20 mijë mjekë të...

Ministrja Koçiu nga Spitali i Librazhdit: Nga korriku 20 mijë mjekë të përgjithshëm dhe infermierë përfitojnë rritje page

26
0

Nga korriku 20 mijë punonjës të sistemit shëndetësor do të përfitojnë nga rritja e re e pagave.

Lajmin e bëri të ditur sot, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar edhe nga drejtuesi politik për qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknuri, e cila vizitoi Spitalin Bashkiak të Librazhdit ku ofrohen shërbime për rreth 57 mijë banorë të Librazhdit dhe Prrenjasit.

“Qeveria shqiptare dhe MSHMS punuan dhe realizuan premtimin për të rritur akoma më shumë pagat edhe për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët këtë vit me 20 mijë lekë mbi pagën ekzistuese për mjekët përgjithshëm dhe me 15 mijë lekë mbi pagën ekzistuese për të gjithë infermierët”, deklaroi ajo.

“Kushdo që nuk ka një banesë dhe është në kërkim të shtëpisë të tij të parë i jep mundësi këtë vit 45 kuotava për të përfituar nga kreditë falas për shtëpi. E ka mundësinë që të marrë një kredi me interes zero nga shteti kjo falë bashkëpunimit edhe të mbështetjes që MSHMS, qeveria shqiptare i japin mjekëve dhe infermierëve të rinj”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë.