Ballina Kuriozitete Shpallet qeni më i ‘shëmtuar’ në botë, ja shpërblimi që mori pronarja

Shpallet qeni më i ‘shëmtuar’ në botë, ja shpërblimi që mori pronarja

48
0

Një qen në SHBA është titulluar si më i shëmtuari në botë. “Wild Thang” që është 8 vjeç e ka fituar garën për Qenin më të Shëmtuar në Botë të premten në Kaliforni.

Ai ka garuar aty pesë herë, duke qenë në vendin e dytë një herë dhe në të tretin më pas, para se ta merrte çmimin e parë këtë vit, shkroi SkyNews.

Qeni kishte marrë një sëmundje vite më parë dhe ajo i kishte shkaktuar pasoja të përhershme. Pronarja e tij ka thënë se sëmundja ka bërë që dhëmbët të mos i rriten dhe gjuha t’i mbesë jashtë.

Pronarja Ann Lewis e ka marrë shpërblimin prej 5,000 dollarësh. Gara për qenin më të shëmtuar mbahet që prej 50 vjetësh.