Ballina Politika Zhduku nga kalendari ‘Ditën e Liqenit’, opozita akuza ndaj kryebashkiakut të Shkodrës:...

Zhduku nga kalendari ‘Ditën e Liqenit’, opozita akuza ndaj kryebashkiakut të Shkodrës: Monopol i një grupi njerëzish tiranas, Beci po synon të fshijë historinë

7
0

Kryebashkiaku shkodran Benet Beci ka eleminuar nga kalendari i aktiviteteve “Ditën e Liqenit”, i cili është një organizim promovues dhe turistik që Bashkia Shkodër e ka organizuar për 18 vite me radhë, të shtunën e tretë të muajit qershor.

Këshilltarja demokrate e Bashkisë Shkodër, Eliona Kodra Shkreli e ka renditur Becin si një ndër kryebashkiakët e vetëm që ka thyer shumë tradita të Shkodrës, duke filluar nga zhvendosja e pemës dekorative të festave të fundvitit pranë Bashkisë, Karnevalet e organizuara në mes të Krezhmeve Katolike, ‘fshirjen’ e aktivitetit të çeljes së sezonit turistik në plazhin e Velipojës dhe tashmë edhe eleminimin e “Ditës së Liqenit”.

“Kryetari Beci synon kështu të fshijë një histori të tërë aktivitetesh tradicionale të cilat dalin edhe përtej kufinjve shqiptar. Tashmë institucioni I Bashkisë Shkodër është kthyer në një monopol të një grupi njerëzish tiranas të cilët përveçse paguhen nga taksat e qytetarëve shkodranë, përdhosin me dashje çdo traditë të Shkodrës, duke vendosur ‘Unin’ dhe duke trajtuar një qytet historik si çiflig personal dhe që mund të bëjnë ç’të duan me të.”, ka shkruar ndër të tjera Shkreli.

Reagimi i plotë nga Eliona Kodra Shkreli:

Benet Beci eliminon çdo aktivitet traditë të Shkodrës duke u munduar të fshijë çdo gjurmë dhe gur ndërtimi të paraardhësve të Tij!

“Dita e Liqenit” është një ndër aktivitetet promovuese dhe turistike që Bashkia Shkodër e ka organizuar për 18 vite me radhë, të shtunën e tretë të muajit qershor.

E nisur në vitin 2006 në kohën kur kryetar bashkie ishte Artan Haxhi, “Dita e Liqenit” vijoi si traditë e përvitshme nga të gjithë kryetarët pasardhës të zotit Haxhi. Një ditë e cila mblidhte të gjitha grupmoshat për të parë aktivitetet ujore si gara me not, gara me kanoe etj, apo thjesht për të kaluar një ditë ndryshe.

Zanafilla e kësaj dite nisi në shkurt të 2006-tës kur Liqeni I Shkodrës dhe Lumi Buna u shpallën zonë ‘Ramsar’ dhe në qershorin e po atij viti u nënshkrua marrëveshja mes Ministrave të Mjedisit atij shqiptar Lefter Xhuveli dhe atij malazez Boro Vuçiniç që shpallte të shtunën e tretë të muajit qershor “Dita e Liqenit të Shkodrës’.

Bashkia Shkodër e ktheu në një ditë aktivitetesh e cila shërbente edhe për promovimin e pikave turistike Shirokë-Zogaj duke I qëndruar ‘besnike’ nënshkrimit të marrëveshjes mes përfaqësuesve të qeverive shqiptare dhe malazeze.

Këtë vit kreu I Bashkisë Shkodër, Benet Beci, fshin çdo gjurmë të kësaj dite duke I rënë ‘ndesh’ një tradite 18 vjeçare. Në një vit të qeverisjes së Tij, Beci ka thyer shumë tradita duke filluar nga zhvendosja e pemës dekorative të festave të fundvitit pranë Bashkisë, Karnevalet e organizuara në mes të Krezhmeve Katolike, ‘fshirjen’ e aktivitetit të çeljes së sezonit turistik në plazhin e Velipojës dhe tashmë edhe eleminimin e “Ditës së Liqenit”.

Kryetari Beci synon kështu të fshijë një histori të tërë aktivitetesh tradicionale të cilat dalin edhe përtej kufinjve shqiptar. Tashmë institucioni I Bashkisë Shkodër është kthyer në një monopol të një grupi njerëzish tiranas të cilët përveçse paguhen nga taksat e qytetarëve shkodranë, përdhosin me dashje çdo traditë të Shkodrës, duke vendosur ‘Unin’ dhe duke trajtuar një qytet historik si çiflig personal dhe që mund të bëjnë ç’të duan me të.

Sot Shiroka (në bazë të marrëveshjes së qershorit 2006) do duhej të ishte plot me qytetarë shkodranë, e gjallëruar me aktivitete të ndryshme të sporteve ujore por në fakt Shiroka sot i ngjan çdo dite tjetër të zakonshme dhe “Dita e Liqenit” mbetet një aktivitet I së shkuarës.