Ballina Rajoni “Do dramatizojë dhe do të bërtasë derisa…”, Vuçiç deklaratë nga takimi në...

“Do dramatizojë dhe do të bërtasë derisa…”, Vuçiç deklaratë nga takimi në Bruksel: Nuk pres ndonjë konkluzion

68
0

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka folur para takimit që do të zhvillohet ditën e sotme në Bruksel mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Vuçiç gjatë fjalës së tij u shpreh sepret që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të “bëjë drama”.

“Unë pres që ai të dramatizojë dhe të bërtas, derisa t’i them të ndalet, dhe kaq”, tha Vucic.

Kreu i shtetit serb ka thënë se s’pret ndonjë konkluzion pas takimit të sotëm me Kurtin në Bruksel.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, takohen sot në Bruksel për një rund të ri bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve. Takimi i parë i tyre këtë vit zhvillohet në kohën kur zyrtarët evropianë, të angazhuar në ndërmjetësimin e procesit, janë drejt përfundimit të mandatit pesëvjeçar.

Josep Borrell do të shërbejë si shef i diplomacisë evropiane deri në vjeshtë, ndërsa javën e ardhshme do të dihet se kush do ta pasojë atë. Mirosllav Lajçak është emëruar ambasador i BE-së në Zvicër, por do të veprojë si ndërmjetës në dialog derisa të gjendet zëvendësuesi i tij. Me shumë mundësi, takimi i sotëm do të jetë i fundit në kuadër të dialogut, nikoqir i të cilit do të jetë Borrell.