Ballina Politika Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, kryeministri Rama zbulon arsyet pse u ngrit

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, kryeministri Rama zbulon arsyet pse u ngrit

33
0

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS ka treguar arsyet pse u ngrit Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion. Në fjalën e tij, ai u shpreh se padrejtësisht u përfytyrua si përpjekje për të kontrolluar drejtësinë.

Rama: Sot dua tju adresoj një fjalë lidhur me nismën e Grupit tonë Parlamentar për rezolutën qe sic e dini kaloi në Kuvendin e Shqipërisë dhe Komisionin e Posaçëm Parlamentar që u ngrit në vijim të asaj rezolute për mirëqeverisjen sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin.

Nuk dua të marrë kohë duke u kthyer në cfarë u tha dhe sa u tha deri në momentin e ngritjes së këtij komisioni, i cili shumë padrejtësisht u parapërfyturua si një përpjekje e PS për të vënë në kontroll drejtësinë, por dua të shtjelloj pak më gjerë arsyet e mëdha pse-në e ngritjes së komisionit të posaçëm dhe domosdoshmërinë e një dallge reformash që nuk lidhen vetëm me qeverinë, por edhe me institucionet e pavarura.