Në një postim në rrjetet sociale kryetari i bashkisë Shijak z.Arbana jep lajmin e mirë për nisjen e punimeve në disa akse rrugore.
Ai shprehet: “Kemi premtuar që shumë shpejt, falë Kryeministrit Rama, Qeverisë shqiptare dhe FSHZH do të asfaltojmë akse rrugore në gjithë zonën e bashkisë Shijak:
🔸️1-Karpen
🔸️2-Metallaj
🔸️3-Bodinok
🔸️4-Karreç
🔸️5-Lagja Kocëve dhe Bilalaj, Maminas
🔸️6-Rruga e Rramillëve dhe e Greceve
🔸️7-Gjepalaj të sipërme
🔸️8-Sheshi i Shijakut
🔸️9-Likesh-Shahinaj
🔸️10-Eminas i vogël-Shetel-Çizmeli
🔸️11-Rruga e kalcetos tek 4 Rrugët e Shijakut
🔸️12-Rruga e Hoxhëve afër Filantos
🔸️ 13-Rruga e Gjepalëve të poshtëm
Do të nisim nesër nga sheshi i Shijakut deri te dervishsultë duke përshkruar të gjithë lagjen e Keçëve.
Me mbështetjen që i ka dhënë dhe po i jep Kryeministri Rama dhe qeveria të gjithë shijakasve, do të kemi një infrastrukturë rrugore të re, sidomos për disa akse, ku nuk është ndërhyrë për 30 vite.
Ku ka vullnet, ka zgjidhje!”