Ballina Politika Onkologjiku zbuloi sistemin/ “Qytetarët kanë humbur besimin tek Shëndetësia”, Shehu reagon ashpër:...

Onkologjiku zbuloi sistemin/ “Qytetarët kanë humbur besimin tek Shëndetësia”, Shehu reagon ashpër: Shteti përgjegjësi kryesor për kontrabandë të ilaçeve

64
0

Ngjarrja e zbuluar në spitalin onkologjik cilësohet si skandal që lidhet me politikat korruptive.

Ish ministri i shendetësisë Tritan Shehu u shpreh se shteti është aktori kryesor që stimulon të tilla ngjarje që ka të bëjë me kontrabandën e ilaceve.

‘’Sistemi shëndetësor, farmaceutika janë një skandal i tërë.

Një skandal i cili lidhet së pari me politikat korruptive.

Unë e konsideroj pjesë të një skandali të madh të farmaceutikës shqiptare ku aktori kryesor është shteti, i cili stimulon kontrabandën e medikamenteve’’, tha Shehu.

Për të kjo ngjarje bën që qytetarët ta humbasin akoma më shumë besimin në sistemin shëndetësor duke treguar sipas tij dështimin e premtimit për shërbim mjekësor falas.

‘’Unë mendoj se qytetarët kanë humbur besimin tek Shëndetësia që tek përrallat e shëndetësisë falas’’, tha Shehu.

Pas ngritjes së akuzës nga prokuroria e Tiranës, në media janë bërë publike bidedat e mjekëve të cilët përfitonin financiarisht prej të sëmurëve që vuanin nga kanceri.