Ballina Aktualitet Prej dy orësh në pyetje, ish-kreu i Kadastrës flet pas daljes nga...

Prej dy orësh në pyetje, ish-kreu i Kadastrës flet pas daljes nga SPAK: U thirra për…

15
0

Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame, u paraqit këtë mesditë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

Pas daljen nga ambientet e SPAK, Lame tha para mediave se është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni, në lidhje me një ngjarje që ka të bëjë me Kadastrësn.

“Jam thirrur si person në dijeni për një çështje që është nën hetim nga SPAK që ka lidhje me Kadastrën”,-tha Artan Lame pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Sipas informacioneve, Lame është thirrur për tu pyetur mbi një dosje te SPAK sa i takon legalizimeve në këmbim të votës për zgjedhjet lokale të vitit 2019, ku në pranga pak kohë më parë u vunë një ish-punonjës i Aluiznit dhe një ish-kryeplak.

Lame ka drejtuar për katër vite Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, një institucion që u krijuar si bashkim i ALUIZNI-t me Hipotekën. Ai dha dorëheqjen nga ky post në mars të vitit të kaluar dhe në vend të tij, u emërua Dallëndyshe Bici.