Ballina Aktualitet Vijon skandali, shtyhen 26 fluturime të Ryanair dhe Wizz Air! Në Romë...

Vijon skandali, shtyhen 26 fluturime të Ryanair dhe Wizz Air! Në Romë pasagjerët brenda në avion, nuk niset për shkak të trafikut ajror

31
0

Skandal në Rinas, pothuajse të gjitha fluturimet e pasdites që do duhej të mbërrinin në aeroportin e Tiranës janë shtyrë. Bëhet fjalë për të paktën 13 fluturime të dy kompanive low cost, Ryanair dhe Wizz Air, që kanë shtyrë fluturimet duke lënë qindra qytetarë rrugëve.

Ndërkohë 13 fluturime të tjera janë shtyrë që ishin parashikuar nga Rinasi për në qytete të tjera.

Madje në Romë, kompania Ryanair ka ngarkuar me 15 minuta vonesë pasagjerët në fluturimin që ishte parashikuar të nisej në orën 18:20 për në Rinas. Të gjithë pasagjerët ndodhen brenda në avion pasi fluturimi është shtyrë dhe nuk lejohet që të niset për shkak të trafikut ajror. Pasagjerët janë lajmëruar të paktën për një orë vonesë.

Edhe ditën e djeshme, një pjesë shumë e madhe e fluturimeve për në Rinas të këtyre dyjave kompanive ishin shtyrë. Ndërsa dy fluturime ditën e djeshme, nga Napoli në Tiranë dhe Verona në Tiranë të Wizz Air u anuluan.