Ballina Ekonomia Agron Duka: Pasi të mbarojë festa e korrjes së grurit, bëni pak...

Agron Duka: Pasi të mbarojë festa e korrjes së grurit, bëni pak llogaritë!

6
0
Gruri u korr, ose është duke përfunduar së korruri. Nëpër faqet e ministrave dhe deputeteve publikohen video dhe foto suksesi, ndërsa autokombanjat korrin grurin. Por, sa fitojnë fshatarët nga kjo kulturë?
Po bëj disa llogari, që janë në fakt çmimet reale për të pluguar, mbjellë e korrur:
Për një dynym grurë, nevojiten:
Punimi – 1,800 Lek
Frezimi – 1,500 Lek
Plehërim Baz Dap 25kg x 80 lek/kg = 2,000 Lek
Fara 22 x 85= 1,870 Lek
Mbjellja 1,500 Lek
Plerim plotësues 4 duar x 25 kg = 100 kg x 60 = 6000 Lek
Trajtim kunder barërave të këqia 1,000 Lek
Korrja 1,800 Lek
Trasporti 1,000 Lek
Ateherë kosto për një dynym të mbjellë me grurë shkon 18.470 Lek. Në rastin më të mirë fermerët tanë arrijnë të marrin prodhim 4 kv/dynym.
Nëse ata e shesin prodhimin, në rastin më të mirë çmimi i grurit është 2,300 Lek për kv duke llogaritur dhe trasportin e paguar nga vetë fermerët, çka do te thotë se të ardhurat për një dynym tokë të mbjellë me grurë janë 4kv grur x 2300lek =9,200 Lek .
Atëherë shpenzimet per 1 dy grurë shkojnë 18.470 lek.
Fitimi i shitjes së 4 kv grur 9,200 Lek.
Humbja që pësojnë fermerët, është 9,270 Lek për dynym.
Nëse rendimenti është më i lartë, që nuk shkon më shumë se 5 kv/dynym, atëherë humbja është diku tek 6,000 Lekë për dynym.
Cila është zgjidhja?
Lënia djerrë e tokës?!!!
Nga Ardit Bali
Anëtar i PAA për Këshillin Bashkiak Lushnje