Ballina Politika Basha: Logo dhe vula e PD iu dha një personi që hetohet...

Basha: Logo dhe vula e PD iu dha një personi që hetohet për korrupsion, ja plani që ka Rama e Berisha. Do kallëzojmë në SPAK gjyqtarët e Apelit

9
0

Lulzim Basha nga studio e “Open”  tha se ka gati strukturat, programin dhe organizimin, por në 11 qershor, Edi Rama na mori logon dhe vulën dhe ia kaloi dikujt që është dizenjuar “non grata” nga Britania e Madhe dhe SHBA, që është në arrest shtëpie dhe që po hetohet për korrupsion.

Basha tha se ky është modeli që Edi Rama kërkon të ketë përballë në zgjedhjet e 2025.

“Që Edi Rama të çojë planin deri në fund, i duhet të ketë Sali Berishën në krye të PD-së me vulë dhe ne të mos jemi alternativë në zgjedhje. Por ne nuk do e lejojmë që Rama ta çojë planin e tij deri në fund”, tha Basha.

Ai u shpreh Edi Rama dhe Sali Berisha synojnë të pamundësojnë paraqitjen e alternativës sonë në zgjedhje, por nuk do ia arrijnë, pasi ne do të kemi kandidatët tanë, alternativën tonë.

“Ne jemi demokratët euro-atlantikë”, tha Basha.

Ai u pyet disa herë nga gazetarët Arion Sulo dhe Mentor Kikia nëse do të krijonte një parti të re ose jo për zgjedhjet e 2025-ës, ndërsa Basha tha se do ndjekë rrugën ligjore deri në fund për vulën dhe logon e PD-së, sikundër pohoi se do të përfaqësojë alternativën e tij në zgjedhjet e ardhshme.

“Alternativa është shpalosur publikisht, si alternativa e vetme para shqiptarëve, pasi askush nuk ka program. Si Berisha ashtu Rama nisën të kanibalizojnë programin tonë.

Basha tha se po shqyrtohet mundësinë që gjyqtarët e Apelit që ia kaluan vulën dhe logon e PD-së, Sali Berishës, të kallëzohen në SPAK, por edhe në KLGJ.

Basha tha se po shikohet nëse këta gjyqtarë kanë shpërdorur detyrën ose jo. Basha ka pretenduar se vendimi i Apelit është një pazar mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, duke u shprehur se kjo Gjykatë nuk zbatoi atë vendimin e Gjykatës së Lartë që kërkonte një gjykim themeli. Basha tha se ekipi i juristëve do ndjekë deri në fund rekursin për logon dhe vulën e PD-së, ndërsa ai do angazhohet në takimet me qytetarët.

“Berisha dhe Rama janë dinosaurët që nuk duan të flitet për asgjë. Njëri thotë do mbaj vulën për tu mbrojtur nga amerikanët, tjetri thotë mbaj vulën ti se unë do mbaj pushtetin”, u shpreh Basha. Ai tha se ata që ndodhen në krah të Berishës kanë vënë shishen te rradha se kush do të bëhet kryetar pasi të ikë Berisha.

“Sali Berisha do e çojë PD në 2025 për dhjamë qeni, do i fusë krahun demokratëve. Do e ndjekim çështjen e logos së PD-së deri në Strasburg. Ne do të jemi në 2025 një alternativë për shqiptarët, me apo pa logo. Pazari i Berishës ka nisur me bashkimin e votave për lirimin nga burgu të të korruptuarve të Edi Ramës, me prishjen e komisionit për reformën zgjedhore, vijoi me vulën, dhe objektivi kryesor i të dyve është SPAK. E kanë gati”,  u shpreh Basha.