Ballina Kronika E rëndë/ Mbytet 30-vjeçari në liqenin e Banjës, zbardhen detajet e para

E rëndë/ Mbytet 30-vjeçari në liqenin e Banjës, zbardhen detajet e para

8
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh.

Dyshohet se një person është mbytur në liqenin e Banjes. Konkretisht buzë liqenit të Banjës, në afërsi të fshatit Qerret janë gjetur disa sende që mendohet se i përkasin një 30 vjeçari.

Ky i fundit rezulton i zhdukur prej dy ditësh.Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikësja të cilët po kontrollojnë në zonë për të gjetur trupin e 30-vjeçarit i cili dyshohet të jetë i mbytur.

Drejt vendit të ngjarjes kanë mbërritur edhe polumbarët të cilët po bëjnë kontroll të zonës.