Ballina Aktualitet Gjyqi i Gërdecit/ Familjarët i kërkojnë GJKKO përshpejtimin e procesit: Po zvarritet!

Gjyqi i Gërdecit/ Familjarët i kërkojnë GJKKO përshpejtimin e procesit: Po zvarritet!

34
0

Familjarët e viktimave të çështjes së ‘Gërdecit’ i kërkojnë GJKKO-së përshpejtimin e procesit, pasi sipas tyre po zvarritet.

Gazetari Ermal Vija në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Shqipëria sot” në ABC News, raportoi se dy ishin kërkesat e familjarëve të viktimave.

Kërkesa e dytë është për Prokurorinë e Posaçme, ku familjarët kanë kërkuar masë sigurie për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në mënyrë që të evitohet ndonjë rast largimi jashtë territorit të Shqipërisë.

“Sipas familjarëve seancat gjyqësore janë zhvilluar rreth 35 seanca. Në harkun kohor 1 herë në 2 javë. Familjarët kërkojnë që gjyqtarja Irena Gjoka të merret vetëm më këtë çështje dhe të lejë pas dore dosjet e tjera. Ata argumentojnë se përmes këtij vendimi nuk do të jetë zvarritje të procesit. Do të kemi një maratonë të gjatë të këtij procesi. Një tjetër kërkesë, drejtuar Prokurorisë së Posaçme, familjarët kërkojnë të nxirret një masë sigurie ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për të evituar ndonjë rast largimi nga vendi. Këto kanë qenë dy kërkesat drejtuar GJKKO-së dhe Prokurorisë së Posaçme”, raportoi ‘live’ gazetari.