– Fajin e ka sistemi! – deklaronte Rama në opozitë, i cili me ardhjen në pushtet ndërtoi një sistem të kalbur, me synimin e vjedhjes dhe grabitjes në çdo qelizë.
E njëjta filozofi e ndjekur në çdo sektor, pa kursyer as shëndetësinë, ku bëhet fjalë për jetën.
Në fakt, nuk ka asgjë të re dhe të panjohur për Rama & Co, që nuk njohin as ligj e as Zot!
Problematika të njohura, që kanë rënë në vesh të shurdhër.
Një qeveri që heq nga vetja, frutat e kalbura, ndërkohë që është ajo, që ka prodhuar këtë sistem, ku mungojnë ilaçet dhe pajisjet, ku rimbursimi i barnave mjekësore është qesharak, deri dhe vdekjeprurës, duke i hapur rrugë vjedhjes, grabitjes, pa kursyer as jetët e pacientëve.
Rama i ka dhënë provat, që di të fajësojë këdo, por jo të marrë përgjegjësi, aq më pak të jetë në shërbim të shqiptarëve.
Më e trishtë është se asgjë nuk do të ndryshojë, për sa kohë Rama do të keq qeverisë këtë vend.
Ilaçet do të mungojnë, aparaturat gjithashtu, në përpjekje për të na varfëruar e tjetërsuar dinjitetin njerëzor.
Shqiptarët do të dëgjojnë të flitet për një shëndetësi falas, që e paguajnë, duke u zhytur në borxhe e duke thelluar varfërinë.
PS. Mirënjohje dhe falenderim për çdo mjek që me përkushtim jep më të mirën nga vetja, duke e shndërruar këtë profesion fisnik, në një mision!
Të paktë në numër, por nuk mungojnë!