Ballina Kosovë Kanosi gruan e tij me armë zjarri, gjykata jep vendimin për bashkëshortin...

Kanosi gruan e tij me armë zjarri, gjykata jep vendimin për bashkëshortin mostër

63
0
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Është caktuar dënimi prej një vit e tre muaj burgim ndaj burrit i cili kanosi bashkëshorten e tij me armë në Gjakovë.

Gjykata Themelore në Gjakovë ka njoftuar se të akuzuarit i vazhdohet paraburgimi deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.

“I pandehuri A.Gj., akuzohet se “më datën 26 maj 2024, rreth orës 18:30 në fshatin O. H., Komuna Gjakovë, brenda marrëdhënies familjare, seriozisht e kanosë të dëmtuarën/bashkëshorten e tij Xh.Gj., me të cilën është i martuar dhe ka 3 fëmijë të përbashkët, në atë mënyrë që pas problemeve të vazhdueshme në mes të dëmtuarës me të pandehurin, ditën kritike, e dëmtuara kishte shkuar tek familja e prindërve të saj për qëndrim, me ç’rast i pandehuri shkon aty, ku me ta takuar të dëmtuarën i drejtohet me fjalët “ hajde se duhet mu marr vesh”, e dëmtuara refuzon duke i thënë se nuk kam çka merrna vesh me ty, me pas i pandehuri e kanosë me fjalët “se kam me të vra” dhe nga brezi nxjerr mjetin armën/shkrepës e duke e mbajtur në drejtimin e të dëmtuarës i drejtohet përsëri me fjalët kanosëse “ kom me të myt ty dhe vëllain tuaj”, për çka tek e njëjta shkakton frikë dhe panik.”

“Të akuzuarit i vazhdohet paraburgimi deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.   Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar”, thuhet tutje në vendimin e gjykatës.