Ballina Aktualitet KPA lë në fuqi shkarkimin e Prokurorit të Durrësit Ndriçim Troplini

KPA lë në fuqi shkarkimin e Prokurorit të Durrësit Ndriçim Troplini

5
0

Vetingu largon nga Prokuroria e Durrësit, Ndriçim Troplinin.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit la sot në fuqi vendimin nr. 684, datë 12.07.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit, i cili e shkarkonte nga detyra të prokurorit të Durrësit

Vetë prokurori ankimoi vendimin në KPA.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 40/2023, datë 08.09.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ndriçim Troplini kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 684, datë 12.07.2023. Lënien në fuqi të vendimit nr. 684, datë 12.07.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ndriçim Troplini.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Gjatë seancës dëgjimore më 6 korrik 2023, KPK ngriti dyshime se dy apartamente të blera në Durrës nga prindërit e prokurorit Ndriçim Troplini mund të jenë prona të tij, si dhe u konstatuan balanca negative e u ngritën dyshime për veprime fiktive në transaksionet për shitjen e një mjeti, gjetje që u kundërshtuan nga subjekti. Troplini dha shpjegime dhe për barrat e provës në kriterin profesional dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

Ndriçim Troplini përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe u emërua prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier. Prej vitit 2008 dhe deri në shkarkimin nga detyra, ai e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Durrësit.