Ballina Aktualitet Më 28 qershor shpallen të dhënat e Censit 2023 – Del në...

Më 28 qershor shpallen të dhënat e Censit 2023 – Del në pah numri real i popullsisë dhe banesave, si dhe situata ekonomike. Opozita akuza për vërtetesinë

74
0

Më datën 28 Qershor, INSTAT ka parashikuar të publikojë të dhënat Censit2023 për popullsinë dhe banesat. Të dhëna të cilat do të japin një panoramë të qartë se ku ndodhet vendi aktualisht, duke qenë se Censi i fundit është ndërmarrë në vitin 2011. Sipas INSTAT vetëm një përqindje e vogël popullsie ka mbetur pa regjistruar.

Censi do të sigurojë një vëzhgim të gjendjes aktuale të popullsisë së Shqipërisë, që përfshin aspektet sociale, ekonomike, lëvizjet demografike dhe të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin e të tjera, të cilat do të tregojnë qartësisht si dhe ku jetojnë qytetarët e Shqipërisë në 2023.

Dhe me gjenerimin e të dhënave, pushteti vendor dhe ai qendor do të kenë mundësinë që të ndërmarrin politika konkrete dhe më të mirëorientuara, që lidhen me zhvillimin e ekonomisë, me bizneset, orientimin e masave mbështetëse si dhe ndihmës sociale dhe ekonomike.

Nga ana tjetër të dhënat do të prodhojnë edhe një diagnozë të problematikave, situatës reale social-ekonomike dhe shkaqeve të emigrimit, mbi të cilat mund të ndërmerren politika frenuese.

Ky është censi i 12-të në historinë e Shqipërisë, i cili vjen 100 vjet pas censit të parë, zhvilluar në vitin 1923.

Censi i Popullsisë dhe Banesave ka nisur më 18 shtator 2023 , një proces që është kryer nga 7500 anketues dhe u përmbyll me 15 Nëntor.