Ballina Aktualitet Spahiu: SPAK të akuzoj Ministren e Shëndetsisë për: ‘Mos kryerje të detyrës’...

Spahiu: SPAK të akuzoj Ministren e Shëndetsisë për: ‘Mos kryerje të detyrës’ pas raportit të KLSH-së

7
0

Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh në ‘Studio Live’ Report Tv, se ministrja e Shëndetësisë duhej të kishte hetim për ‘shpërdorim detyre’ pas skandalit tek reparti i Onkologjikut në QSUT. Për Arbër Hitajn ai u shpreh se KLSH e kishte vënë në dijeni qeverinë dhe nuk ishin marrë masa në Repartin e Onkologjikut.

‘Ndjej habi që Prokuroria Speciale nuk ka nisur hetimin për ministren e shëndetësisë. Nuk flasim me emra. SPAK duhet të filloj hetimin për ministren e shëndetësisë që gjatë raportimit të KLSH ka patur dijeni për shkeljen e bërë nga aparatura për pacientët me kancer. Qoftë ministrja e vjetër dhe e re duhet të jenë në akuzë për moskryerje të detyrës që kanë patur dijeni dhe ka ardhur pasoja. Nen 248 i kodit penal parashikon rastet kur funksionari i lartë me mosveprim me mosangazhimin lejon kryerjen e veprave penale ku kanë përfituar subjektet nën nomenklaturë. Raporti i KLSH është vënë në dijeni qeveria dhe dikasteri përkatëse nuk ka marrë masë. Ka qenë detyra e ministrisë të merrte masa. Është përgjegjësi penale. SPAK duhet të hetoj ministrat e shëndetësisë që nuk kanë kryer detyrën. Një institucion i specializuar për kontrollin e ligjshmërisë ka konstatuar shkelje të rënda. E habitshme se si qeveria Rama mban në post ministren nëse ajo ka pasur dijeni. Ndjej keqardhje të madhe kur shikoj klasifikimin e veprës penale që është korrupsioni, nuk është marrje ryshfeti.’