Ballina Rajoni Sulmohet me molotov shtëpia e kryetarit të Gjykatës së Lartë në Greqi,...

Sulmohet me molotov shtëpia e kryetarit të Gjykatës së Lartë në Greqi, shkrumbohet makina e policisë, plagoset efektivi

9
0

Një bombë molotov është vendosur nga persona të panjohur mëngjesin e sotëm jashtë shtëpisë së kryetarit të Gjykatës së Lartë, në zonën e Papagos në Greqi.

Persona të panjohur kanë hedhur një bombë molotovi në drejtim të mjetit patrullues dhe pikës së vrojtimit në pikën e kontrollit. Për pasojë automjeti ka marrë flakë dhe është është shkatërruar plotësisht.

Në të njëjtën kohë ka mbetur i plagosur edhe një polic, i cili ishte në krye të detyrës.

Ai u transferua në Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak 401 të Athinës, pasi kishte plagë në fytyrë dhe duar, por jashtë rrezikut për jetën.

Ndërhyrja e Zjarrfikësve ka qenë e nevojshme për shuarjen e zjarrit që ka rënë në automjet, ndërsa nga kontrollet e deritanishme në zonën e gjerë nuk janë arrestuar dhe as nuk janë identifikuar persona që mund të jenë lidhur me sulmin. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.