Ballina Politika Hajdari propozon zgjedhjet për kryeministër, duke përjashtuar Berishën, reagon Paloka

Hajdari propozon zgjedhjet për kryeministër, duke përjashtuar Berishën, reagon Paloka

6
0

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Rudina Hajdari ka propozuar që Partia Demokratike të futet në zgjedhje për kandidatin për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, duke përjashtuar Sali Berishën nga ky kandidim. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes ajo tha se PD duhet të shohë drejt së ardhmes përtej individëve.

“Ajo që unë thashë është që PD në zgjedhjet e ardhshme duhet të shkojë me një propozim të ri për sa i përket një kryetari apo kandidati për kryeministër. PD duhet të ketë një të ardhme për 15-30 vitet e ardhshme, të mendojmë përtej individëve dhe zotit Berisha duhet të kemi një kandidat që z. Berisha ndodhet në kushte të vështira dhe kjo është rruga më e logjikshme për PD, për të unifikuar ata demokratë që nuk e përkrahin Berishën. Opozita e PD i ka të gjitha mundësitë për të rikthyer shpresën e atyre që kanë humbur shpresën te politika. Mënyra e vetme është të zgjedhin një kandidat për kryeministër duke u votuar nga strukturat e PD dhe jo duke u emëruar nga dikush. Mendoj që Berisha ka bërë një betejë të jashtëzakonshme në këto 30 vite, është udhëheqësi shpirtëror i PD, por po flasim për vitet e ardhshme të PD”, tha Hajdari.

pyetur për propozimin e Rudina Hajdari, Edi Paloka u përgjigj: “Pati një propozim nga Hajdari për kryeministrin e ardhshëm të ketë një votim si për të gjithë rastet e tjera, pa përjashtuar Berishën”.

Këshilli Kombëtar i partisë Demokratike u mblodh pasditen e sotme ku pati disa pika si bashkimi i PD, protesta e 11 korrikut, miratimi i një rezolute dhe zgjedhjet e 2025.