Ballina Politika Vetëm dy nga deputetët aktual të PS në Durrës kanë garanci për...

Vetëm dy nga deputetët aktual të PS në Durrës kanë garanci për të rikandiduar. Ndërkohë që gjithçka do të fillojë nga lëvzja e drejtorëve

14
0

Një dekleratë e para disa ditëve e Spiropalit duket se ka befasur  të paktën socialistët lidhur me moskandidimin e një numri të madh nga deputetët aktual. Spiropali ka thë se ajo dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në 2025. Burime nga PS kanë bërë të ditur se kjo shifër e deklaruar nga Spiropali një nga njerëzit më të afërt të Ramës do të funksionojë edhe në Durrës dhe ka kohë që është përgatitur një skemë rinovimi për deputetët aktual apo edhe ministra që Rama po i shfrytëzon për “like”

Sipas burimëve të PS që u shprehen  për bulevard news janë disa nga arsyet që kjo do të ndodhë.

E para shumë nga deputetët kanë humbur lidhjet në terrenin , madje shumë prej tyre nuk hapin as telefonin me pretendimin se janë në parlament.

E dyta është një lloj ndikimi që ata kanë pasur duke shfrytëzuar pozicionin e tyre për emërime drejtorësh që  ose janë shkarkuar duke krijuar një hendek me qytetarët, po disa prej tyre janë gati për pranga.

E treta që duket se është edhe më e rënda disa nga deputetët janë të përfshirë direkt ose indirekt në afera dhe biznese duke filluar nga njerëzit e tyre të afërt e deri te ndikimi drejpërdrejt i tyre për leje ndërtimi në zona me konflikt interesi për qytetarët, gjë që ka sjellë pakënaqësi te elektorati i majtë.

Procesi është bërë sipas sitemit i ndërtuar nga vetë PS, ku tashmë patrozhonistët nuk shkojnë në mbledhje për të marrë udhzime, po për të parë se sa larg ka shkuar PS në kontaktet e deputetëve apo drejtorëve me bazën dhe e gjitha kjo falë sigurisë që ata kanë se do të fitojnë përëri pasi nuk egziston një opozitë për ti bërë garë.  Kështu patrozhonistët nga qytetarët janë kthyer te titullarët që pavarsisht i mbrojnë në rrjete sociale duke i bërë “like” e kanë të qartë se numri i pëlqimëve në deputetëve të vecantë shkon deri në  pesë persona.

Raportimet e patrozhnistëve në mbledhjet e organizatave të PS treguan jo vetëm hendeqet, po me përjashtim të ndonjë militanti po ti hedhësh një sy rreth 1200 fotove të publikuara nga të deleguarit politik ke të bësh o me ndonjë hallexhi që nuk e ka zgjidhur ende hallin ose me të punësuar, kryesisht të rinj në administratën e shtetit.

Marrja e disa drejtorëve në hetim, shkarkimi i tyre për t’u marrë në hetim kanë vënë në siklet edhe deputetët që kanë ndërhyrë për emërime.

E gjitha kjo ka lindur një situatë qesharake ku në Durrës ka adresa përveç emrit pas ëeb, online, online prapë, shkozeti report, spitalla kontemporane, se ja dy nuk po i përmendim se se kemi “konflikt interesi”

Rama si mjeshtër i ka vënë në lëvizje me këto lloj adresash të blera të cilat kanë dhe reptacionin të bëjnë sondazhe se kush deputet është më i votuari. Aty votojnë: Abid Hamza Negeb, Aalam Han Nezer, Aashiq Hanan Nizam, Hakan Nairn Zero, Hakim Najib Ziad Hamal Nashe Zibeon, Hamid Nasir Zuhair, Hamidi Nasser Zuhayr.

Turpi dhe tallja që i bën Rama atyre nuk është çudi. Në fakt janë dy deputetë që nuk i bëjnë like Ramës, nuk i bëjnë like mbledhjeve të tyre dhe aq më shumë nuk justifikohen te klientët për vizitë se janë në parlament. Kjo është një histori turpi e një pushteti që duket i fortë dhe po ikën me turp.