Personazhet, ngjarjet apo edhe koicidenca e emrave janë produkt artistik
Xhaxhi militanti pasi ka ardhur në redaksi për herë të parë pas shumë kohësh, madje kishte marrë edhe mbeskën që jep informacion nga portalet pa nipt ka shprehur habinë e tij se si është e mundur që kontributin më të madh po na e jep një Mazi i arshivës duke na bërë një media popullore. Madje ai ka vënë në dyshim edhe aktivitetin e medias ndërsa ka thënë se djem të tillë si Mazja mund ta mbajnë PS në këmbë se jo vetëm ka ndërruar pesë ministra po disa prej tyre janë edhe me probleme në Spak.
-Ty Artur duhet të vijë turp njëherë që na ke gënjyer se paske edhe aksionerë. Këtë duhet ta kishe thënë. Se nuk gënjejnë burimet e mbeskës sime ore se e di apo se di ti kjo është rrahur me vaj e uthull, po edhe me vaj ulliri… po lere atë muhabet se nuk është mirë…Mirë është që tani të na tregosh, ku punojnë dy të afërmit e tu, nga kush varen ata dhe kë ke cënuar, që del një burrë për herë të parë të përfaqësojë durrsakët që nuk e rruajtën as për italianët dhe as gjermanët dhe mos harro se ata ishin postmodernistë në atë kohë.
Iku Gjushi po ngeli Mazja ama. Trim djalë, i zgjuar dhe ti e ke përgojuar se shkon në mbledhjet e PS! Po ku do të punonte ai po të mos shkonte në P.S! Tani edhe varrmihësi i PS edhe kjo që kërcen me femra se i duket të tjerëve si burrë kanë Mazen e tyre! Dëgjo mua ti ore se ky e mban PS në pushtet në Durrës. Lere Gjushen se gjynah, kur na bëhej gjeli detit sa ai nuk e shiste nëna po e hanim për vit të ri. Më pas doli që drejtorët i shkonin te burgu për ti çuar peshk më të madh se gjeli i detit.
Ai Mazja ka ca gjëra të vogla, kur shkruan se ngatërron fëmijët me të afërmit, po edhe administratën me pedagogët. Po është shejtan ama. Tani, Mazja i arshivës një, Zaka i Lashit dy, Toni i Bashës tre, parukierja nga Shënvlashi katër, këshilltarja me partinë e shtatë pesë, se desh harrova edhe zuskën e Zazës, po kemi edhe Palin…jo atë të byrosë jo, po këtë të prokurorisë….janë ekipi im që do ta mbajë këtë rubrikë po mos kujto se nuk do të ketë të tjerë rrugës.
Tani këtë Mazen që ka ndërruar pesë ministra dhe i bie dy të PD dhe tre të PS, madje paska punuar dhe me Ronin që e dinin te konvalishenca se ishte mjek ngaqë rrinte me aparat tensioni në dorë, falenderoje se të ka bërë publik. Ke punuar 30 vjet gazetar ti, po ama fotot tuaja ai i ka publikuar se ti nuk mund te shkruaje për veten. Ai po të ngre reputacionin dhe po të bën popullorë, është mësuar me Kongresin e Përmetit dëgjomë mua ti.
Deputetët e PS në Durrës po zihen se kujt ti publikoi një status ai. Fati të erdhi ty…katër vizita falas i ka premtuar një deputete, Xaxa i PS i ka thënë eja zgjidhe varrin ku të duash se ai i bulevardit ka vend në Jubë sa të dojë….
Dëgjomë mua ke bërë një gjë të mirë që nuk e ke nxjerrë foto. Ai të ka nxjerrë edhe foto edhe video, edhe montazh duke kërcyer. Po pse nuk e dërgon andej nga derdhja Erzenit se nuk ka dhe njerëz dhe kërceni bashkë pa montazh. E mirë tani dëgjo, këtë Mazen e kanë kërkuar edhe në Tiranë se paska mik një gazetar atje. Kështu thonë. E paskan marrë edhe në provë. Po i paska dalë një problem i vogël. Mbeska që është edhe kontemporane edhe postmoderniste, më tregoi një histori të shkurtër. Kur ka qenë duke shkuar në vendlindje ky për t’u çmallur me ajrin, tokat, lëndinat dhe malet paska takuar një bari rrugës. E ka përshëndetur bariun, ka pirë ujë nga pagurja e tij dhe pasi kanë shkëmbyer disa fjalë dhe bariu i ka thënë se çfarë pune bën ka thënë se ai është postmodernist. E çdo me thënë i ka thënë bariu?
-Po ja e sheh këtë tufën që ke para ti ? Unë di sa desh ka, sa dele dhe sa qengja….
-Ik ore luaj vendit, po qenke i zoti. Ndaj të mbakan për të zgjuar ty në Durrës. Po sa krerë ka gjithë tufa e gjen dot?
-E gjej po ama… po e gjeta do më japësh një qengj falas!
-Hallall e ke vetëm gjeje!
-Ke 205 krerë!
-Në të sëmës e gjete. Hallall e ke, mere dhe hidhe në krah!
E kishte marrë ai dhe e kishte hedhur në krah, kur bariu ju drejtua.
-O mik si e kishe emrin, …eeee…. O Maze, po e gjeta unë çfarë pune bën e lëshon atë që ke marrë ?
-Po e gjete edhe ti hallal do ta lë…
-Mos je gjë arshivist ku pushojnë loqet ato ballet e të mëdhenjve ….atje ku punon ti?
-Po për atë zot, po si e gjete?
-Po nuk ke marrë qingjin në krah , po qenin!!!