Ballina Kronika Aksident në Fier, vdes 64-vjeçari! Humb kontrollin e motomjetit dhe doli nga...

Aksident në Fier, vdes 64-vjeçari! Humb kontrollin e motomjetit dhe doli nga rruga

7
0

Një 64-vjeçar ka humbur jetën pasi motomjeti me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga.

‘Sot më datë 29.06.2024, rreth orës 17:50, në aksin rrugor “Fier-Pishporo”, shtetasi Ll. D., rreth 64 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Ll. D..

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.’- njofton policia.