Ballina Sport Duka ngjall shpresat për Sivinjon: Nuk mendoj se do të shkojë në...

Duka ngjall shpresat për Sivinjon: Nuk mendoj se do të shkojë në Portugali

6
0

Një nga temat më sensitive të ditëve të fundit është padyshim e ardhmja e Silvinjos.

Pikëpyetje të shumta janë ngritur në lidhje me brazilianin, teksa në skenë kanë dalë hipotezat portugeze, për një transferim të mundshëm të Silvinjos drejt kampionatit portugez.

I ftuar në emisonin “Europiani 3D” , presidenti i FSHF, Armand Duka, ndër të tjera foli edhe në lidhje me të ardhmen e Silvinjos, ku ndër të tjera deklaroi:

“Nuk mendoj se Silvinjo do të shkojë në Portugali.

Ne ende nuk i kemi ofruar një kontratë të re, por mund t’iu them se jemi në përpilim e sipër të kontrate”, pranoi Duka.