Një 29 vjeçar është arrestuar nga policia me akuzën se kanosi policin pasi i bllokoi gomonen e shokut.
Autori i identifikuar si Sherif Genica banues në fshatin Ndërmenas akozohet për veprat penale “Kanosje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i Pronës”, dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Ky shtetas ka dëmtuar automjetin e Policisë të Postës Kufitare Hoxharë, si dhe ka kanosur oficerin e Policisë që po drejtonte automjetin, pasi në Postën Kufitare Hoxharë nga Policia Kufitare ishte bërë bllokimi i një mjeti lundrues tip gomone në pronësi të shtetasit J. Xh., në të cilin ndodhej edhe shtetasi Sh. G, informoi sot policia.
Gjatë kontrollit uniformat blu i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të vogël lende të dyshuar narkotike, cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.