Ballina Kronika Tiranë/ Vodhi 4 motomjete dhe 2 çanta, vihet në pranga 21- vjeçari!...

Tiranë/ Vodhi 4 motomjete dhe 2 çanta, vihet në pranga 21- vjeçari! I sekuestrohet kanabis e ndarë në doza

32
0

Një 21 vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi vodhi 4 motomjete dhe 2 çanta në disa zona të ndryshme në Tiranë.

Sipas policisë, gjatë kontrollit 21 vjeçarit i janë sekuestruar veshjet e përdorura gjatë kryerjes së vjedhjeve dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza.

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pasurisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Përsëritësi”.

Dokumentohen me prova ligjore 6 vjedhje të kryera në zona të ndryshme të Tiranës, nga një 21-vjeçar.

Sekuestrohen veshjet e përdorura nga autori i dyshuar gjatë kryerjes së vjedhjeve, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza.

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi Redjon Preçi, 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja”, e kryer më shumë se një herë, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shtetasi Redjon Preçi, dyshohet se ka vjedhur 4 motomjete dhe 2 çanta, në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë, i gjetën sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis, të ndarë në doza, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me veshjet të cilat dyshohet se autori i ka përdorur gjatë vjedhjeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë.