Ballina Kronika Ushtroi dhunë ndaj nënës së tij, bie në pranga i riu

Ushtroi dhunë ndaj nënës së tij, bie në pranga i riu

175
0

Një i ri i moshës 24- vjeçare ka përfunduar në pranga nga blutë e Vlorës. Sipas informacioneve nga Drejtoria Vendore e Policisë përmes komunikatës mësohet se 24- vjeçari me inicialet B.A., rezulton banues në fshatin Picar të Vlorës.

Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizikë ndaj nënës së tij.

Teksa tashmë do të përballet me akuzën e dhunës, materialet janë referuar pranë Prokurorisë.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Vlorë/ Arrestoi shtetasin B. A., 24 vjeç, banues në fshatin Picar, Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.