Ngjarjet, personazhet janë produkt artistik
Xhaxhi militanti ka ardhur me mbeskën dhe pasi ka shprehur konsideratën për nisjen e rubrikës edhe pse sipas tij kishte rezerva sepse për shkak të peshkut që dërgohej në burg, nuk flasin 18 drejtorë, po për këtë po kujdeset vetë Gjushja që po i heq një nga një. Ai ka deklaruar se drejtorët për merita të vecanta do të qëndrojnë në punë nga ai që ka çuar peshkun më të madh në burg dhe shkarkimet do të fillojnë nga ai që ka dërguar më të voglin. Madje ai I ka telefonuar xhaxhi militantit se përjashtim mund të bëj ndonjë që nuk ka gjetur peshk të madh atë ditë se nuk kanë dalë anijet në det, po am aka ditur ta bëjë në tavë edhe peshkun e vogël. Sipas xhaxhi militantit kandidatë janë 22 drejtorë për të shkuar për lesh, përjashtuar ata të bashkisë se aty pritet që ketë dorë edhe SPAK.
Tani mbeska e xhaxhi militantit ka siguruar një intervistë shumë komode me një nga drejtorët për punën e peshkut te burgu, që xhaxhi militant nuk e ka vendosur ta botojë.
Gjithsesi ngjarja e ditës ka qenë një ndodhi te Muzeu Arkeologjik në Durrës, ku një grup turistësh me përzierje kombësish dhe gjuhësh kanë gjetur se ku ndodhej dhe kanë shkuar ta vizitonin. Xhaxhi militant e ka marrë mbeska në telefon dhe I ka thënë se cfarë të bëjë se te Muzeu Arkeologjik është vetëm një puntorë nga Shqipëria e mesme që e vesh kanotieren mrapsht dhe gjithmonë në respect të turistëve le zinxhirin e pantallonave hapur…
Xhaxhi militant e ka qetësuar duke I thënë se kështu e ka fillimi I punës, zinxhiri hapur nuk është asgjë shqetësuese, rreziku fillon kur ai të vijë pa brekë e me zinxhirë hapur.
Ja ka dhënë udhëzimet një për një. I ka thënë që ti shmanget vetë turistëve se janë ata që vijnë me krocere dhe as ata vetë nuk e dijnë se cfarë duan në lagjen 1. Byrek dhe llallë blejnë ata dhe nga 30 vetë që dalin nga krocerja në mëngjes, dhjetë përfundojnë në urgjencë.
Mundohu ti shpejosh që ka dy vjet që Muzeu Arkeologjik është i mbyllur, i ka thënë ai se ashtu kanë ndodhur ca gjëra nga ministria. Pastaj ti tani ke hyrë në punë lere të komunikoj roja me to…Pyete një herë a di anglisht. Mbeska i ka thënë që anglisht nuk di po është patrozhanist dhe tha se me të huajt merret vesh vetë se ka qenë dhe komunist dhe nuk i ka dashur kurrë. Tani që ata po vinë dhe po i lejnë lekët për byrek dhe bidona dhalle do të komunikoj ai.
-Haj….haj
-Po ku ka për të hor kty, le lara me hor bala…bukë me vete…
-Jes jes…unë kuptoj ju
-Po i mut cfarë ka për të kuptu këtu, të gjithë e dinë që është mjes…
-Ne Durrës…Albania…po po Alban…
-E Albani ka dalë i cikë nga PS se kishin i lojë tavëll me Xaxën….
-Xaxa…ah ju pini ksanaks..
-Pirdh pirdh ti, unë ene duhonin e mor me të dredhme..
-Durrës, muzeu … tre mijë vjet…
– Po jo re jo mos ja q…nonën dhe ju se dy vjet ka që është mbyll…ne zbulojmë këtu, toka, deti… deti I mut xhonëm se kush të le …deti privat, muzeu leshterik…
-Dora… dora mirë…
-Ça kurve qeke ti …po gjithë ditën kot mo edhe e përdorim dorën…
-Hap mirë dora …
-E po e mshtolla unë si kokzogëz e boj po nejse jemi sezon edhe kena punë të tjera…
-Direktore…
-Po direk me dorë pse cfarë kujtoni ju se jeni ma të mencëm se ne e si…
-Direktore, Albani…
-Albani ka shku ke Sako…punë tenderash…kanë vjedh lekët dhe tashti ju numërojmë juve…qeveri shkërdhatë o zonjë…
– No shkërdhata…ne dijmë ilira…trima…
-Po I mut se ato na mësuan keq ne…I bojmë qejfin vetes kot…
-Qefin…qefin no Albani…
-Po jo ri jo se nuk e gje gjo ate po ka shku ke Sako…kupton…Ani…bashkia…ik për lesh Gjushi, vjen Sako parë, ik për lesh ajo vjen Sako dytë…tani karar..
-Nuk kuptoj mirë…
Po ca p…e somës do kuptosh mirë ti 80 vjece nga gopi somës, këtu nuk po kuptojmë gjo ne… po unë prej asaj jam në punë …nuk e shes…
-Po po jes jes…une takoj dejrektor
-Aha rektori…punë muti shkoi dhe ajo, po pak më poshtë rector…I çik më tutje, nga bashkia ku kanë qenë halet…
-Albani dejrektor ..
-A drejtori jonë…no no këtu..Pallati kulturës, gropa mrapa, qenef, bytha… shurra…numron turista. Statistika ..i do Edi …
-A jes …jes
-Vallai që në mjes del ai, po varet se sa rrini ju…se kaj herë edhe ju ta cani bythën me një byrek në dorë gjithë ditën…
-Tani Muze jo, po …pije lala, birek…
-Vje vje ka i her në drek…
-Ne Albani…shumë goja…kupton , fjala juaj…kar…shumë gjatë, nuk e shpjegoj dot…
-Tashti Albani ne e njohim për kështu, po burrë është ai…
-A bura…bira…
-Po tashti punë bire është po ne jo njoh Albani shumë bira..
-Jes…jes, ju jo bira, by…brekë
-Po tashti edhe ne si ju, heqim brekët dhe dalin të gjitha mesanej…ne pare, lek…