Një burrë nga Arizona është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të shkallës së parë në vitin 2020, duke e lënë të vdekur nga uria të birin e tij 6-vjeçar, u tha nga gjykata.
Gjykata në qarkun Coconino, e dënoi 28-vjeçarin me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për vrasje – keqtrajtim të fëmijës dhe rrëmbim.
Martinez ka refuzuar të flet gjatë procesit gjyqësor, por ka shkruar një letër që e kishte shkruar për të birin dhe që e lexoi me zë të lartë avokati i tij mbrojtës – ku kërkonte falje për të gjitha gjërat nëpër të cilat kishte kaluar i biri i tij.
Gjykatësi Ted Reed ka përmendur faktorët që e quan në burgim të përjetshëm Martinezin, duke e cilësuar krimin si monstruoz.
Autoritetet thanë se djaloshi që vdiq, Deshaun Martinez, i cili ishte mbyllur në dollapin e vogël të dhomës për 16 orë në ditë për më shumë se një muaj, ishte ndëshkuar në këtë formë të çuditshme nga babai që e akuzonte për vjedhje në ushqim derisa prindërit i kishte në gjumë.
Autopsia ka treguar se djaloshi peshonte vetëm 8.1 kilogramë kur ndërroi jetë – nën mesataren për moshën që e kishte.
E ëma e tij Elizabeth Archibeque, gjithashtu është shpallur fajtore për vrasje të shkallës së parë, abuzim me fëmijën dhe u dënua me burgim të përjetshëm.