Ballina Kronika Divjakë/ Hidhet lëndë plasëse në oborrin e një shtëpie, nuk ka të...

Divjakë/ Hidhet lëndë plasëse në oborrin e një shtëpie, nuk ka të lënduar

0
3

Në oborrin e banesës së Refat Murrizit, Divjakë është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 4:30 në fshatin Shënepremte.

Sipas raportimeve të policisë nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 30.06.2024, rreth orës 04:30, në fshatin Shënepremte, Divjakë, në oborrin e banesës së shtetasit R. M., 67 vjeç, është hedhur një sasi e vogël dyshohet  lëndë shpërthyese artizanale, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”