Policia në New York kanë qëlluar për vdekje një 13-vjeçar, pasi po ikte nga policia derisa po mbante në dorë një revole lodër, kanë njoftuar autoritet.
Policia e kishte ndalur Nyah Mway dhe një 13-vjeçar tjetër gjatë të premtes mbrëma, derisa dyshja i përshtateshin përshkrimin për personat e dyshuar që kërkoheshin për grabitje në Utic.
Derisa po i merrnin në pyetje, Nyah Mway filloi të vrapojë. Drejtori i policisë Mark Williams tha se policët kishin parë atë që dukej si “revole”.
Njëri prej policëve u orvat me të duke e përplasur për tokë. Gjatë kësaj orvatje, një polic tjetër shkrepi një plumb që goditi adoleshentin në gjoks.
Pavarësisht se iu dha ndihma e parë në vendin e ngjarjes, disa momente më vonë ka ndërruar jetën në spitalin Wynn.
Policia ka publikuar pamjet e kamerave të policisë që ishin të vendosura në uniformë. Pamjet u publikuan pasi komuniteti i Utica organizoi protesta duke kërkuar drejtësi.
Policët besonin se ishte revole e vërtetë, por më vonë u përcaktua se ishte një Glock 17 lodër.