Ballina Kronika Pogradec, po transportonte 17 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, arrestohet 25-vjeçari

Pogradec, po transportonte 17 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, arrestohet 25-vjeçari

45
0

Një 25-vjeçar është arrestuar në flagrancë në aksin rrugor “Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Vërdovë, Pogradec, pasi po transportonte në drejtim të Tiranës 17 emigrantë me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Autori me inicialet R.H., banues në Kodër-Kamëz, Tiranë transportonte emigrantë nga Vendet e Treta, me automjetin furgon tip “Opel” kundrejt fitimit, njoftoi sot policia.

Efektivët sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjetin dhe një celular.