Ballina Sport ​Vjen vendimi për qëndrim, Luciano Spalletti: E rinovoj unë këtë Itali, rinisemi...

​Vjen vendimi për qëndrim, Luciano Spalletti: E rinovoj unë këtë Itali, rinisemi nga Calafiori

63
0

Përzgjedhësi i skuadrës italiane të futbollit Luciano Spalletti do të qëndrojë në atë pozitë deri në fund të kontratës së tij, ka bërë të ditur presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina.

Italia u mposht nga Zvicra me rezultat 2:0 në fazën 1/8 e finales së evropianit dhe italianët erdhën në turneun e Gjermanisë si kampione aktuale të Evropës.

“Na vjen keq për rezultatin, por në sport ka edhe disfata. Mbetet zhgënjim që nuk mundëm t’ua tregojmë atë që donim të gjithëve që na ndoqën. Të gjithë jemi përgjegjës, por duhet të vazhdojmë. Besojmë në projektin me Spalletti”, tha Gravina në konferencën për gazetarët, raporton Gazzetta dello Sport.

Jam pragmatik, është e pamundur të zgjidhen problemet duke shkarkuar trajnerin dhe duke i dhënë fund bashkëpunimit me lojtarët që kanë kontribuar në këtë projekt afatgjatë. Spalletti vazhdon të gëzojë besimin tonë. Ai do të vazhdojë punën e tij sepse për 60 ditë fillon Ligën e Kombeve”, shtoi Gravina.

Spalletti është në këtë pozicion që nga vera e kaluar, kur zëvendësoi Roberto Mancinin, i cili fitoi titullin me Italinë në Euron e fundit.

Italia në fazën e grupeve mposhti Shqipërinë (2:1), humbi nga Spanja (1:0), barazoi me Kroacinë (1:1) dhe u eliminua përfundimisht nga Zvicra.