Nga Skënder Sadri KAPITI
Korrupsioni në Shqipëri është një korrupsion kapilar gjithpërfshirës dhe gjithdimensional, sepse ai gjëndet kudo në thellësi, gjërësi e gjatësi. Ai ka përfshirë politikën , mediat, shoqërinë, drejtësinë, intelektualët dhe tërë sistemin dhe prandaj është shumë e vështirë që të bëhet e të zhvillohet ekonomia, drejtësia dhe është e pamundur mirëqënia e lumturia, gjëra këto të cilat janë arësyet se përse shqiptarët largohen nga Shqipëria. Asgjë pothuajse nuk ndodhet jashtë pushtetit të korrupsionit.
Korrupsioni në Shqipëri është i tejskajshëm, është i zorcmontueshëm dhe shumë i vështirë për t’u ndëshkuar.
Që kur filloi ndryshimi dhe demokracia, korrupsioni erdhi duke u rritur e zhvilluar gjatë tërë këtij tranzicioni. Edhe pas vitit 2013 kur në pushtet erdhën socialistët me Edi Ramën kryeminister shpopullimi i Shqipërisë u bë epidemi shoqërore, largimi i shqiptarëve nga atdheu i tyre duke ua kaluar edhe afganëve dhe sirianëve të cilët largoheshin prej pasojave të luftës civile.
Regjimi korruptiv e antihuman i Edi Ramës për nga pasojat ua kaloi edhe regjimeve e të vëndeve që janë në luftë civile.
Të dhënat zyrtare të Censit 2023 zbulojnë se në Shqipëri jetojnë 2 milionë e 402 mijë e 113 banorë, respektivisht popullsia tkurret për 500 mijë në krahasim me vitin 2011. Kjë rënie drastike vlerësohet të ketë ndodhur nga qeverisja e Kryeministrit Rama, ngase numri i qytetarëve shqiptar , shtetasve të larguar nga Shqipëria është tepër i madh. Sipas këtyre rezultateve në Shqipëri banojnë 2 milion e 402 mijë e 113 banorë. Edhe kjo shifër nuk është e saktë sepse që në vitin 2020 është folur se nga Shqipëria janë larguar mbi 600 mijë shqiptarë, dhe nga ajo kohë gjatë këtyre 4 viteve të tjera numri i të larguarve nga Shqipëria vetëm sa është rritur akoma më shumë.
Por ka dyshime të mëdha se rezultati i këtij Censusi nuk është i saktë dhe ka manipulime përderisa edhe rezultati i tij u shpall me një vit vonesë pa asnjë arësye, por me qëllim që ky rezultat të manipulohej.
Është folur shumë për shpopullimin dhe për shqetësimin e vëndeve të BE-së për dyndjet e shqiptarëve në vëndet e tyre, dhe është folur dhe janë faktuar edhe shkaqet se pse shqiptarët largohen jashtë vendit, si refugjatë ekonomikë dhe si azilkërkues. Shqiptarët largohen nga pasiguria ekonomike,juridike, nga korrupsioni, varfëria e papunësia, nga ato se cfarë ua bëjnë jetën të pasigurtë dhe të palumtur në Shqipëri. Dhe absurditeti është ky: se ndërsa shqiptarët largohen nga Shqipëria, kryeministri i Shqipërisë bën marrëveshje për të strehuar emigrantët dhe refugjatët e huaj nga vëndet e Europës.
Por çudia është se si ka mundësi që kjo gjëndje e rëndë në Shqipëri vazhdon e madje edhe përkeqësohet vazhdimisht, dhe madje po kjo qeverisje pretendon se do vazhdojë të ketë pushtetin edhe dy mandate të tjera. Mjerisht opozita nuk duket gjëkundi dhe nuk premton shpresë dhe duke e parë edhe ketë gjëndje mjerane të saj mund të thuhet se edhe opozita është kapur, blerë e korruptuar edhe ajo nga paraja, interesi dhe pushteti. pra pozitë-opozitë në Shqipëri janë në simbiozë korrupsioni me njëra-tjetrën.