Ballina Aktualitet Nga Durrësi e Fieri në radhë tek Onkologjiku për të marrë shërbimin!...

Nga Durrësi e Fieri në radhë tek Onkologjiku për të marrë shërbimin! Pacientja me kancer: Kam marrë borxh për të paguar ilaçet

49
0

Teksa prokuroria e Tiranës po vijon hetimet për dosjen “Onkologjiku” Report Tv këtë të hënë ishte pranë spitalit për të sjellë disa nga vështirësitë me të cilat përballen pacientët me tumor.

Pacientët edhe këtë mëngjes, ishin në radhë për të marrë shërbim. Ata shprehen se konsultat i kryejnë pranë qyteteteve të tyre për shkak të pamundësive ekonomike.

“Sot unë kam ardhur të sjell përgjigjen e skanerit. E kam bërë në shtet. Jam me kancer në gjoks. Jam operuar në spitalin publik të Durrësit.

Kemi mungesë ilaçesh. Ndonjëherë më kanë thënë që ilaçet janë në mugesë, ndonjëherë nuk i kam marrë prej mundësive financiare.

Kam një vit e ca që vuaj nga kjo sëmundje. As vetë se di si do shkojë puna. Tani kam marrë borxh, nuk e di si ku do t’i gjejë lekët për t’ia dhënë farmacistit. Kimioterapinë e kam bërë në Durrës për shkak të vështirësive financiare. Vij njëherë në muaj për rreze këtu”, shprehet një qytetare për Report Tv.

“Do të marr një recetë. Kur të vij doktori do e marrim. Vij nga Fieri njëherë në tre muaj te onkologjiku”, thotë një qytetare tjetër.