Ballina Opinion Një koment për ATA që po vjellin vrerë edhe në vdekjen e...

Një koment për ATA që po vjellin vrerë edhe në vdekjen e Kadaresë

5
0

Nga Kreshnik Spahiu

Më shumë se vdekja e kolosit të letërsisë shqiptare, sot në mëngjes më trishtuan mijëra komente në rrjete sociale me sharje, vrerë, mallkime, fyerje, ofendimie apo ngazëllime:

– Janë ata që duan më shumë partinë se Shqipërinë.
– Janë ata që duan kryetarin më shumë se gruan dhe familjen e tyre
– Janë ata që besojnë se feja është më e rëndësishme se kombi.
– Janë ata që në emër të anti-komunizmit, kanë në krye komunistin e fundit në Europë.
– Janë ata që merren me jetën private të tjerve, por familjet tyre i kanë degraduar.
– Janë ata që në vdekje nuk respektojnë traditat dhe zakonet.
– Janë ata që gjoja besojnë në Zot, por prishin funeralet dhe xhenazet.
– Janë ata që duan ta bëjnë pis, vetëm se jetoi disa vite në Paris, dhe patriotizëm quajnë vetëm të punosh gjithë jetën në “Kurvelesh”.
– Janë ata që predikojnë moral, por pështynë çdo të gjallë dhe të vdekur.
– Janë ata që kanë jetaun të frustruar si anonim dhe vjellin çdo funeral legjendash.
– Janë ata që s’kanë lexuar asnjë libër, dhe mbushin fletët e grisuara me fara kungulli.

Lamtumirë o shqiptar i madh por që nuk të meritonin mijëra njerëz të vegjël.