Ballina Aktualitet RRITJA e çmimit të ujit/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, një...

RRITJA e çmimit të ujit/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, një qytetar godet një…

7
0

Tensione në mbledhjen e këshillit bashkiak Elbasan. Një qytetar që po protestonte në lidhje me ngjarjen e çmimit të ujit të pijshëm, ka goditur një këshilltar të majtë.
Ndërkohë para fillimit të mbledhjes u zhvillua një protestë e këshilltarëve të opozitës dhe një grupi qytetarësh elbasanas kundër rritjes së çmimit të ujit të pijshëm.
Vendimi për rritjen e çmimit të ujit u mor nga këshilli bashkiak i Elbasanit.
Opozita e bojkotoi procesin e votimit dhe e cilësoi të paligjshëm. Sot para fillimit të mbledhjes këshilltari i PSD, Erion Murataj kërkoi anulimit e vendimit të marrë për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.