Ballina Aktualitet Skandali te Onkologjiku, aktivistët ‘përplasen’ me Ramën: O maskara, e hoqe… (Video)

Skandali te Onkologjiku, aktivistët ‘përplasen’ me Ramën: O maskara, e hoqe… (Video)

140
0

Teksa pasditen e kësaj të hëne pritet që të mbahet protesta e radhës pas skandalit te Onkologjiku, aktivistët Sidorela Vatnikaj, Edison Lika, Erli Lama, Igli Llapaj janë organizuar në një aksion ‘kundër’ Kryeministrit Rama.

Siç shikohet edhe në videon e mëposhtme, aktivistja Vatnikaj tenton ti jap ftesën për të marr pjesë në protestën e sotme z. Rama, por është përballur me dhunën e paprecedentë të punonjësve të gardës dhe truprojave të tij.

Kujtojmë se kryeministri Rama në fjalimin e tij me mjekët, u shpreh ndaj tyre se të përdorësh uniformën si maskat e grabitqarëve të bankave është krim kundër njerëzimit, duke sulmuar më tej edhe gjyqtarët.

“U bëj thirrje gjykatësve që të mos lejojnë që relativizmi dhe banalizimi i kësaj histori banale…, siç ka ndodhur kur gjykatës të korruptuar e kanë ngrënë turpin me ryshfet dhe kanë nxjerrë vrasës. Ne duhet dhe do vazhdojmë punën tonë, jo vetëm me masat.”

Kujtojmë se sot në orën 19:00, përpara godinës së Ministrisë së Shëndetësisë, aktivistë të shoqërisë civile kanë thirrur protestë.