Ballina Kronika I riu nga Shkodra gjendet me fraktura në kokë në Shëngjin, dyshohet...

I riu nga Shkodra gjendet me fraktura në kokë në Shëngjin, dyshohet se është dhunuar

4
0

Një i ri nga Shkodra është gjetur me fraktura në kokë pranë rreth rrotullimit të Shëngjinit në Lezhë. 22-vjeçari Gentian Bajrami është marrë nga autoambulanca dhe pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Lezhës është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ende nuk dihen rrethanat e këtij rasti, ndërsa policia ka nisur verifikimet.

Dyshimet janë se i riu nga Shkodra mund të jetë dhunuar nga persona ende të paidentifikuar dhe është lënë pa ndjenja pranë rreth rrotullimit në Lezhë. Por, nuk përjashtohet as pista që mund të jetë rrëzuar duke vjedhur.