Ballina Lifestyle Përballet me një person të rrezikshëm gjatë provave, çfarë ndodhi me Duan?

Përballet me një person të rrezikshëm gjatë provave, çfarë ndodhi me Duan?

4
0

Këngëtarja e mirënjohur me origjinë shqiptare ka qenë pjesë e festivalit më të madh britanik Glastonbury Festival, me një performancë të shkëlqyer, e cila la pa fjalë një turmë të madhe në skenën e famshme Piramidale të festivalit.

Mirëpo siç duket jo çdo gjë i ka shkuar siç duhet Duas gjatë koncerit.

Kjo pasi, siç raporton “The Sun”, këngëtarja ka qenë në dhomën e provës teksa aty është përballur me një person të rrezikshëm.

Ai ka shkuar në vendin ku ndodhej Dua Lipa dhe u përpoq të shëtiste në hapësirën e provave gjatë xhirimeve por në mënyrë të menjëhershme ndërhyri sigurimi duke i kërkuar të largohej.