Lindi nga beteja kundër një spekullimi ndërtimor e u shndërrua në një nga realitetet unike Europiane.
Kjo është një histori e bukur, nga ato ku autorët e protagonistët kanë kapërcyer cdo pritshmëri reale.
Është një realitet unik në Europë, me fill më 2012 nga dhjetra gjimnazistë e që sot 30 vjecarë, janë sipërmarrës, administratorë, inovatorë, krijues e influencues të dashurisë për qytetin e tyre Romë.
Është një histori pasioni si një film dashurie, por me vecantinë se autorët kanë zgjedhur ta shtrijnë në hapësirë e kohë jo me protagonizimin e tyre por me artin e shtatë, kinemanë.
Është një histori beteje që frymëzon e do e kishte zili cdo qytet i botës aq më shumë Tirana me të cilën e lidh fati i kryeqyteteve metropole që papërgjegjësia e politikës i vë në provë të vështirë identitetin urbanistik e sakrifikon artin e kulturën.
Valerio, Federico, Giulia, Luca e shumë të tjerë janë disa nga protagonistët e kësaj historie të bukur.
Janë të rinjtë e “Piccolo America”.
Nisi gjithcka nga një spekullim ndërtimor që kishte lënë në gjëndje braktisje totale Kinemanë “Amerika” në lagjen antike Transtevere të Romës. Thuhej se ishte e qëllimshnme për t’i lënë vendin një projekti ndërtimi apartamentesh luksoze e parkingu nëntokësorë.
Këta 15-16-17-18 vjecarët e verës së 2012, vendosën të mos pranonin që hapësira urbane në shërbim të kulturës e artit, dhe e mbrojtur nga Kushtetuta italiane, të “gllabërohej” nga politika për të bërë hotele, apartamente, qendra tregtare.
E ky sensibilitet i tyre u provokua dhe nga një reformë arsimi që Ministria e epokës i limitoi duke i mbyllur hapësirat e shkollave e gjimnazeve që cdo pasdite u shërbenin për eventet, projektet e iniciativat e tyre kulturore.
Vinin pothuajse të gjithë nga periferi e lagje popullore romane, që për një motiv o tjetër frekuentonin shkollat e lagjeve në qendër të Romës.
Në nëntor të 2012 vendosën të “pushtojnë”, një kinema të braktisur, kinema “America” e ta vënë në shërbim të iniciativave rinore.
E pastruan, strukturuan ambientet e saj, poltronat e dëmtuara i restauruan, impiantin hidraulik, elektrik, dhomat e teknikës, e i kthyen dinjitetin funksionit të saj të parë Kinematografinë.
Për dy vite rresht kjo Kinema u bë shtëpia e tyre.
Bashkoi regjizorë, artistë, të rinj, poetë e shkrimtarë që mrekulloheshin nga këta gjimanzistë që nga kinematografia nuk dinin asgjë e po e mësonin duke e ndërtuar fizikisht e duke u “përleshur” me politikën.
“Amerika” për ata u bë shtëpia por dhe shkolla, vendi i studimit, i mësimit, i përballjes, betejës por dhe vendi i idesë se një hapësirë urbane dedikuar artit e kulturës që nuk duhet të limitohet në zgjedhje por të stimulojë e mikpres cdokënd.
Në “Amerika” mbidheshin për të parë filmat më të mirë italianë por dhe për të studiuar, t’u përgatitur për provimet e maturës, e për të marrë vendime organizative, sociale, për të nënshkruar letra e peticione me apel politikën, qeverisjen lokale, botën intelektuale italiane.
Këta grup të rinjsh gjimanzistë nga të gjitha shkollat romane dëshmuan se të drejtat nuk janë një favor o dhuratë e politikës por rregulla të sanksionuara nga Kushtetuta e që politika ka detyrimin t’i zbatojë.
Ia dolën të ndryshojnë planin urbanistik të Romës, e tjetërsimin e Kinemasë në një ndërtesë apartamentesh, por pas 2 vitesh “pushtim”, në nëntor të 2014, forcat e policisë i nxjerrin jashtë kinemasë.
Por ja nga që ky moment i veshtirë lindi idea e madhe dhe pse emri e identifikon e vogël, lindi “Piccola America”.
Zemërgjerësia e një furrtari që nuk punonte më e me lokalin e pozicionuar pranë kinema America, ndihmoi që këta të rinj mos të përfundonin në rrugë, por të përdorinin furrën e vjetër si vend takimi, e organizimi për lëvizjen e tyre.
Pasi tashmë këta gjimnazistë me aktin e tyre kishin gjeneruar një lëvizje sociale që kishte apasionuar e bashkuar, artistë, regjizorë, producentë, aktorë, e deri tek Presidenti i Republikës Giorgia Napolitano.
Piccolo America nisi të pushtojë sheshet romane e të shfaq në parqe të hapura, hapësira të braktisura, mbi mure pallatesh, e kudo mundej, filmat e kinematografinë më të mirë italiane e botërore.
Valerion, Lukën, Giulian, Federikon e shumë të tjerë i takoj në këtë verë të nxehtë 2024.
Ndërsa në lokale rimane, turistë të shumtë e klientë ndjekin ndeshjet e Kampionatit europian, ata punojnë për të vazhduar ëndërrën e Piccolo America.
Janë rreth 40 sot e gati 30 vjecarë, të vetëpunësuar e që menaxhojnë një nga kinematë më unike të Romës, Kinema Troisi, të cilën e morën nën menaxhim përmes një gare të hapur nga Bashkia e Kryeqytetit.
Ishte toatlisht në gjëndje të braktisur, e mbyllur prej vitesh.
Sot arritën ta ristrukturojnë e ta shëndërrojnë këtë ndërtesë të arkitekturës fashiste realizuar nën projektin e Luigi Morettit në një ambient mikpritës e modern.
Kinema Troisi
Valerio, Frederico, Giulia e të tjerë i takon sot në atë që është hapësira më unike në Europë, në Kinema Troisi.
E hapur 24 orë në 24, projekton filma no stop si dhe mban hapur sala studimi që mikpresin studentë, nxënës, studiues, artistë, qytetarë që gjejnë në ambientet e saj qetësinë e disponueshmërinë e mos mbylljes kurrë.
Kinema Troisi e cila mban emrin e aktorit të njohur italian Massimo Troisi, ka rikthyer sot arkitekturën origjinale fashiste duke adaptuar cdo centimetar sipërfaqen të saj, me teknologjinë më moderne e në dispozicion të qytetit.
E gjitha realizuar nga adoleshentët e dikurshëm të “Piccolo America” e që sot janë profesionistë e administratorët e saj.
Për të dytin vit rradhazi dhe në sezonin kinematografik 2022-2023, kjo kinema fitoi vlerësimin “Bileta e Artë”, për numrin më të lartë të spektatorëve në sallë.
Kinemaja në sheshe
Të rintjë e “Piccolo America”, nuk kanë harruar misionin me të cilën u apasionuan në këtë histori dashurie; vënien në funksion të qytetarëve hapësirat urbane të pashfrytëzuar e të braktisura të qytetit si dhe krijimin e mundësive për të pamundurit me jetën kulturore artistike urbane.
Në një nga zonat më piktoreske të Romës, me kupolën e Shën Pietrosë kaq pranë në sfond e catitë romane nën këmbë, ngrihet kinemaja e hapur e Monte Ciocci.
Si në një film pa kohë ulur mbi terrenin gjysëm i gjelbëruar e gjysëm dhè, mbi carcafë e peshqirë marrë nga shtëpia, qytetarë nga të gjitha moshat janë pozicionuar në pritje të filmit të natës.
Kush ka sjell me vete panine o pica, e me sfondin gati flakë të perëndimit roman, ky shesh shfaqet kaq romantik sa i vërtetë.
Të rinjtë dikur adoleshentët e Piccolo America ia dolën jo vetëm të ndryshojnë planin urbanistik e fatin e Kinema Amerika, por të krijojnë mundësi dhe për të pamundurit.
Akoma më i fortë është ky kontrast në periferinë ekstreme romane Cervelleta, ku të rinjtë e Piccolo America, ia dolën të ngrejnë një shesh kinemaje në një fushë kallamishte të braktisur mes plehrave e harresës.
Cdo natë në të gjen dhjetra të rinj e qytetarë në pritje të filmit të radhës.
E me pasionin e tyre mundën të ndërtojnë një urë jo vetëm ideologjike, kulturore e sociale aty ku askush nuk kish mundur të projektojë asgjë, por dhe një urë fuzike rreth 200 metra e gjatë, që bashkon këtë fushë dikur të braktisur me zonën më të afërt të banuar të Cervelletrës.
Valerio Carocci, sot 30 vjec e më 2012 kur nisi gjithcka një maturant e përfaqësues i Këshillit të nxënësve të Liceut Cavour në hije të Koloseut, është zgjedhur President i Fondacionit “Piccolo America”.
Kur e pyet se si mund ta përshkruaj më mirë historinë e tij e bashkëmoshatarëve të tij thotë ; “Pasion e betejë”.
E kush është dëshira e tij më e afërt ?
“Të bëj të mundur që hapësira e ndërtesa të braktisura të Romës, të shndërrohen në ambiente arti e kulture në shërbim të qytetarëve.”
Sot ky fondacion ka 40 të punësuar e gjithcka e vetë menaxhuar nga ata me ndihmën dhe zemërggjerësinë e sipërmarrësve, e aftësisë së tyre për të pripozuar projekte inivative e unike.