Ballina Europë “S’do jem as ministre, as kryetare e Kuvendit”, Le Pen përjashton veten...

“S’do jem as ministre, as kryetare e Kuvendit”, Le Pen përjashton veten nga qeveria

4
0

Në rast të fitores së Tubimit Kombëtar në raundin e dytë të zgjedhjeve legjislative, “qeveria është gati“. Kështu ka siguruar këtë të martë francezët  udhëheqësja e partisë së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen teksa fliste për France Inter.

Kjo qeveri do të jetë e plotë, kompetente, e përbërë nga njerëz nga Tubimi Kombëtar dhe njerëz që morën pjesë me ne në zgjedhje”, shpjegon ajo, duke theksuar se në qeveri do të përfshihen njerëz nga shoqëria civile.

Madje Le Pen siguron francezët se ajo vetë nuk do të jetë as deputete, as kryetare e Kuvendit e aq më tepër të mendojë të marrë ndonjë post ministror. “Nuk do të jem fare”, këmbëngul ajo.

Sa i përket koalicioneve në rast se Tubimi Kombëtar nuk fiton shumicën në Asamblenë Kombëtare, Le Pen u shpreh: “Ne nuk mund të biem dakord të shkojmë në qeveri nëse nuk mund të veprojmë”.

Nuk ka kuptim nëse nuk mund ta ndryshojmë politikën që po ndiqet. Të shkosh në qeveri vetëm për t’u ulur në karrigen e ministrit nuk është objektivi. Nëse do ta bënim këtë do të ishte edhe tradhtia më e keqe për votuesit tanë. Por ne duam të shkojmë atje, duam të qeverisim”, theksoi liderja e ekstremit të djathtë.

Kritikat e rivalëve për idenë e hedhur gjatë fushatës që të ndalohen qytetarët me shtetësi të dyfishtë nga drejtimi i disa institucioneve, Le Pen i cilësoi qesharake, duke thënë se ka një bazë ligjore në Francë aktualisht ku kjo aplikohet, me një listë prej rreth 30 pozicionesh.

Ndalimi i aksesit në pozicione të caktuara për shtetasit e dyfishtë ka të bëjë me një listë prej rreth tridhjetë pozicionesh. Sot ka një konflikt të fshehtë me Rusinë, është e qartë se ne nuk do të vendosim një franko-rus në krye të sigurisë bërthamore”, shpjegoi Le Pen.

Kjo tashmë ekziston në shumë vende”, shtoi ajo duke cituar Gjermaninë.