Riccardo Calafiori është një nga mbrojtësit që ka shkëlqyer më së shumti në Euro 2024 dhe ka bërë shumë klube për vete.
Juventusi ishte shumë pranë t’i siguronte shërbimet e tij para fillimit të Euro 2024, megjithatë paraqitjet e tij në Gjermani kanë bërë që shumë klube të futen në garë.
Arsenal, Man Utd, Real Madrid dhe Chelsea janë skuadrat tjera të mëdha që kanë shprehur interesim për t’i siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit të ri.
Megjithatë gjiganti londinez Chelsea po shihet si favoritë për t’i siguruar shërbimet e romanistit.
The Sun ka raportuar se trajneri i Chelseat, Enzo Maresca i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se dëshiron me çdo kusht ta ketë në skuadër bashkëkombësin e tij.
Chelsea është gati të bëjë një ofertë rreth 50 milionë euro për ta bindur Bolognën të heqë dorë nga Calafiori, derisa për mbrojtësin një kontratë me pagë vjetore mbi katër milionë euro.
22-vjeçari sezonin e fundit ka zhvilluar 34 ndeshje me fanellën e Bolognës, derisa ka realizuar edhe dy gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.