Ballina Kronika DURRES/ Përndiqte ish të dashurën arrestohet 42 vjeçari, në pranga edhe 4drejtim...

DURRES/ Përndiqte ish të dashurën arrestohet 42 vjeçari, në pranga edhe 4drejtim automjeti në gjendje te dehur shtetas për vepra penale te dhunës në familje, vjedhje dhe

0
3

Komisariati i Policisë Durrës

-ndaloi shtetasin Gj. P., 42 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ka përndjekur ish të dashurën e tij, si dhe ka goditur me automjetin e tij, automjetin që ajo drejtonte;

-arrestoi shtetasin I. P., 50 vjeç, banues në fshatin Romanat, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij;

-ndaloi shtetasin në kërkim V. S., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

Komisariati i Policisë Shijak arrestoi në flagrancë shtetasin K. K., 44 vjeç, banues në Maminas, Durrës, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë sportive, një shtetase. Arma sportive u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Sektori i Qarkullimit Rrugor

-arrestoi në flagrancë shtetasin E. D., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

-arrestoi në flagrancë shtetasin Z. H., 44 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.