Më shumë se 100 delfinë të bllokuar në breg në shtetin amerikan të Massachusetts u shpëtuan nga vullnetarët e Fondit Ndërkombëtar për Mirëqenien e Kafshëve (IFAW).
IFAW tha se ekipet e shpëtimit të kafshëve u njoftuan pasi banorët vendas gjetën “delfinët me sqep të bardhë” në brigjet e gadishullit Cape Cod në Massachusetts.
Pas orësh pune nga një ekip prej rreth 25 punonjësish të IFAW dhe 100 vullnetarësh, më shumë se 100 delfinë u shpëtuan dhe u kthyen në det.
13 delfinë ngordhën dhe një me shëndet të dobët u fut në gjumë. Ndryshimet e baticës në det mendohet se kanë çuar në këtë situatë.
Teams of animal rescuers in Massachusetts were working to keep dozens of dolphins away from shallow waters on Friday, June 28, after 125 marine animals stranded themselves a day earlier. pic.twitter.com/zDRCPjJ0a5
— CGTN America (@cgtnamerica) July 1, 2024