Ballina Aktualitet Piu fotoksinë para godinës së SPAK, ndërron jetë në spital 63-vjeçari nga...

Piu fotoksinë para godinës së SPAK, ndërron jetë në spital 63-vjeçari nga Lezha. I biri i Pal Trashajt tregon pse babai shkoi tek Prokuroria e Posaçme

4
0

Ka ndërruar jetë Pal Trashaj, 63 vjeçari i cili mesditën e djeshme piu fotoksinë para prokurorisë së SPAK.

63 vjeçari i cili njihej si historian në qytetin e Lezhës ishte viktimë e skemës së mashtrimit financiar me mikrokreditë që ka prekur një numër shumë të lartë qytetarësh në Shqipëri.

Burime nga QSUT bënë me dije se ai ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

63 vjeçari prej vitesh kishte denoncuar kalvarin me kredinë e marrë që më pas ndër vite u shumëfishua deri në bllokimin e pasurisë.

Pal Trashaj kishte pasur një kredi të mbetur që nga viti 2008, në vlerën e 760 mijë lekë të vjetra (76 mijë lekë të reja). Kredinë e kishte blerë MCA e cila kërkonte 4.8 milion lekë duke bllokuar për 5 vjet gjithçka: shtëpinë, tokën, makinën dhe pagën ku punonte.

Në një reagim SPAK informoi se 63 vjeçari kërkonte takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022.

Gledis Trashaj tregon pse babai i tij ishte dje në SPAK ku dhe vendosi t’i japë fund jetës duke pirë fotoksinë.

“Te SPAK ai ka shkuar me këto vendime gjykatash. Në prill ka marrë një përgjigje nga SPAK, një letër me postë, i kanë thënë nuk qëndron, se ky kishte bërë një padi. Siç ishte rasti i yute credit, i këtyre kompanive ordinere mashtruese që shkatërrojnë një shoqëri të tërë. Me këto mikrokredi me këto banka. Si mund të ndodh në 2024, për mua në 2014 një shoqëri përmbarimore të vendos sekuestro të plotë mbi pronën, mbi makinën, mbi gjithçka”  thotë Trashaj në një intervistë për Report Tv.

Ai i kërkon SPAK të verifikojë të gjitha vendimet.

I kërkon SPAK të verifikojë vendimet e gjykatave ndër vite të cilat sipas tij nuk kanë dhënë drejtësi por çuan të atin të kryejë aktin e vetëvrasjes

“SPAK të verifikojë vendimet e gjykatës së Lezhës, së Shkodrës. Ne do të marrim avokat do ta ndjekim’ thotë  Trashaj.