Ballina Kosovë Alarmi për ndryshim kufijsh në Ballkan/ Eksperti plas “bombën”: Ja dy shtetet...

Alarmi për ndryshim kufijsh në Ballkan/ Eksperti plas “bombën”: Ja dy shtetet që zhduken

6
0

Sipas analistes së pavarur gjermane, Johanna Deimel, e cila është edhe njohëse e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore, shkëmbimi territorial mes Kosovës dhe Serbisë mund të kthehet në agjendë.

“Nëse më pas e kthejmë vëmendjen tonë tek Uashingtoni, ku fitorja e zgjedhjeve të Donald Trump po bëhet gjithnjë e më e mundshme, Serbia dhe Prishtina do të gjenden gjithashtu në një mjedis të ri gjeopolitik dhe të sigurisë. Për Kallas, kjo mund të nënkuptojë edhe që shkëmbimi i territoreve të kthehet në axhendë”, tha ndër tjerash Johanna Deimel.

Se ndryshimi i kufijve mund të rikthehet përsëri në skenë, e thotë edhe eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

“Situata gjeopolitike po ndryshon dhe është duke u formësuar në formatin e një impakti të drejtpërdrejt në gjeostrategjinë e cila po luan bazamentet e sigurisë kolektive në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shtetet të cilat kanë dalur nga luftërat e viteve të 90-ta tani edhe faktori ndërkombëtar e kanë kuptuar në formën e heshtur që definimi i kufijve shtetërorë do të duhej të ndryshojë, duke fuqizuar tri shtetet në Ballkan të cilat janë të barabarta në formatin ushtarak, politik dhe ekonomik (Shqipëria, Kroacia, Serbia) dhe mbi këto tri perceptime të shkollës klasike të sigurisë, mund të themi që ndryshimet e kërkuara për shkëmbim të territoreve padyshim që mund të marr vëmendjen e re të klasës politike pas ndryshimeve në zgjedhjet presidenciale në SHBA”, thotë Shala për “Bota sot”.

Sipas tij, në rast së vjen deri tek një ndryshim kufijsh në Ballkan, atëherë do të rrezikohej ekzistenca e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

“Në kohen aktuale dhe tentativa për prishje të Dejtonit dhe Rambujesë, padyshim që do të vendosin edhe Malin e Zi, por edhe Maqedoninë e Veriut në pikëpyetjen e ekzistencës së tyre, ku tani më po shihet një luftë hibride speciale që një gjë e tillë kur të ndodhë, të kenë në qeveritë e tyre rajonale ne ato shtete ndikim politika e Beogradit”, shpjegon Shala.

“Pra qeveria aktuale në Prishtinë dhe Tiranë duhet tanimë ta kuptojnë që të krijojnë një bazament të fortë të politikës së jashtme që në momentin e ndryshimeve të kufijve ekonomik, politik, shtetëror dhe ushtarak, të gjenden në pozitën e favorshme për të jetësuar që ndryshimet e pritura të vendosen në interesat shtetërore të kombit shqiptar përmes ndryshimit eventual të kufijve në formën e shkëmbimit territorial”, përfundon eksperti i siguresë, Drizan Shala.